Për Ne

Në bazë të ligjit për Banim ("Gazeta zyrtare e RMV" nr. 99/2009, бр.57/2010, бр.36/2011, бр.54/2011, бр.13/2012, бр.55/2013, бр.163/2013, бр.42/2014, бр.199/2014, бр.146/2015 и бр.31/2016), dhe në bazë të politikës së caktuar me Strategjinë për Banim në Republikën e Mqedonisë së Veriut, Komisioni Rregullator për Banim themelohet për arsye të sigurimit të zhvillimit afatgjatë, të standardizuar dhe harmonic të banimit, në përputhshmëri me statndardet bashkëkohore për jetë kualitative, mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës, sigurimin dhe mbrojtjen e tregut konkurues të banesave bazuar në parimet e objektivitetit, transparencës dhe mosdiskriminimit.

Komisioni Rregullator ka statusin e personit juridik dhe është i pavarur në punën e tij.

Komisioni Rregullator përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë, të cilët emërohen në bazë të shpalljes publike dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me mandat prej pesë vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat, në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për banim (Gazeta e Republikës së Maqedonisë “) Nr.42/2014).

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Rregullator, kanë statusin e personave të emëruar që funksionin e tyre e kryejnë profesionalisht.

Kompetencat e Komisionit Rregullator për Banim

Komisioni Rregullator i ka këto kompetenca:

 

  1. Të sjellë Statutin, Rregullore dhe akte të tjera për punën e tij.
  2. Kujdeset për plotësimin cilësor të nevojave për banim të popullsisë, në përputhje me standardet bashkëkohore për jetë cilësore, mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës;
  3. Ministrit përgjegjës për punët nga fusha e çështjeve banesore dhe komunale i paraqet propozim për shumën për pjesët e veçanta të fondit rezervë, vlerën më të ulët të tij, si dhe për llojin e shpenzimeve për të cilat mjetet do të përdoren nga fondi rezervë, në varësi të vjetërsisë së objektit, numrit të pjesëve të veçanta në objekt dhe llojit të materialit nga i cili është ndërtuar objekti.
  4. Me kërkesë të qiramarrësit të banesës jofitimprurëse kontrollon shumën e qirasë jofitimprurëse nga neni 95 paragrafi (1) i Ligjit për banim;
  5. Kategorizon banesat dhe objektet e banimit në përputhje me kriteret e përcaktuara të nenit 97 të Ligjit për banim;
  6. Lëshon, zgjat dhe heq licencat për menaxher për kryerjen e veprimtarive të administrimit të objekteve të banimit dhe mban regjistrin e menaxherëve të objekteve të banimit;
  7. Inicon miratimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera në fushën e banimit;
  8. Ndërmjetëson në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin ndërmjet qiramarrësve, qiradhënësit, drejtuesve, kryetarëve të bashkësive të pronarëve, pronarëve të pjesëve të veçanta dhe personave të tretë në fushën e banimit dhe propozon masa lidhur me to;
  9. I paraqet propozim organeve kompetente për ndërmarrjen e masave në përputhje me kompetencën e tyre dhe në procedurën e përcaktuar me ligj subjekteve që kryejnë veprimtari në kundërshtim me këtë ligj;
  10. Kryen kontrolle periodike të drejtuesve për plotësimin e kushteve në bazë të të cilave u është dhënë licenca;
  11. Organizon takime për t'u njohur me risitë në rregulloret në fushën e banimit dhe jep udhëzime në lidhje me kryerjen e veprimtarive të administrimit të objekteve të banimit.
  12. Jep mendim për Strategjinë për Banim dhe programet vjetore nga neni 99 paragrafi (1) pika 2 dhe neni 100 paragrafi (1) të Ligjit për banim..