MËNYRA E PUNËS SË KOMISIONIT RREGULLATOR PËR BANIM

Me Komisionin Rregullator për Banim kryeson kryetari. Në rast të mungesës apo pengimit të kryetarit të Komisionit Rregullator për Banim, kryetarin gjatë mungesës apo pengimit të tij zëvendëson një anëtar i Komisionit që do të autorizohet nga kryetari. Komisioni Rregullator punon në seanca, në përputhje me Rregulloren e Punës së Komisionit Rregullator për Banim. Mbledhjet e Komisionit Rregullator për Banim janë publike, me përjashtim të rasteve kur zbulohen informacione konfidenciale dhe sekrete afariste. Komisioni Rregullator për Banim merr vendime me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve. Çështjet që kanë të bëjnë me thirrjen e seancave dhe çështjet tjera lidhur me seancat e Komisionit Rregullator rregullohen me Rregulloren e Punës së Komisionit. Komisioni Rregullator për Banim, nëse është e nevojshme, mund të themelojë trupa punues dhe të angazhojë bashkëpunëtorë (konsulentë) të jashtëm për të studiuar dhe shqyrtuar çështje të caktuara, për të përgatitur materiale, si dhe për të kryer detyra të caktuara për nevojat e Komisionit Rregullator për Banim. Formimi, fushëveprimi, përbërja dhe mënyra e punës së trupave ekzistuese dhe të përkohshme punuese përcaktohen me Rregulloren e punës së Komisionit Rregullator për Banim, përkatësisht me vendim për themelimin e tyre.